Lojtarët e Interit presin mysafire skuadrën e Bayernit në ndeshjen e parë të grupit C të fazës së grupeve të Champions League, transmeton InLajmi.
Interi luan ndeshjen në vendin e vet pas humbjes 3:2 në derbin e qytetit ndaj Milanit dhe është nën presion të madh për ta nisur me fitore garën në fazën e grupeve të Champions League.
Nga ana tjetër, mysafirët nga Mynihu nga shumëkush konsiderohen si favorit në këtë ndeshje, ndonëse në 2 ndeshjet e kaluara në kampionat ndanë pikë me rivalët e tyre, ndërsa në të fundit barazuan 1:1. rrugës, kur luajtën me Union Berlinin, kështu që në ndeshje e së mërkurës hyjnë shumë më të qetë.
Shorti në Stamboll ka vendosur në Grupin C rivalët e mbrëmjes të së mërkurës me Barcelonën dhe Viktoria Plzen, kur edhe vendosen fituesit e këtij grupi.
Faza e grupeve në Champions League do të luhet deri më 2 nëntor, ndërsa faza me eliminim direkt në kompeticionin më të mirë evropian për klube do të nisë më 14 shkurt të vitit të ardhshëm.
Finalja është caktuar për 10 qershor në Stamboll. Titullin e mbron Reali, i cili sezonin e kaluar mundi Liverpoolin me rezultat 1:0 në finale.
Ndeshja ndërmjet Interit dhe Bayernit në Milano fillon në orën 21:00. /InLajmi/Sh.O./