Së fundi Komisioni Evropian propozoi që 5 miliardë dollarë t’i jepen kredi Ukrainës për ndihmën makrofinanciare, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, transmeton InLajmi.
Propozimi do të ndihmojë vendin të adresojë “nevojat e tij të menjëhershme financiare të shkaktuara nga pushtimi brutal i Rusisë,” tha ajo.
Komisioni tha në një njoftim për shtyp se ndihma ishte pjesë e një pakete financimi prej 9 miliardë eurosh (rreth 9 miliardë dollarë) të rënë dakord nga krerët e BE-së në maj.
Propozimi tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, shkruan CNN.
Ukraina “duhet ta fitojë këtë luftë: ajo duhet të rifitojë lirinë dhe pavarësinë për të cilën po lufton me kaq guxim. BE-ja do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për t’u siguruar që kjo të ndodhë – solidariteti do të mbizotërojë dhe paqja do të vijë,” tha gjithashtu von der Leyen. /InLajmi/