Deputeti nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli tha se deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka bërë vetëvrasje politike.
Avdyli tha se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë kërkesë për të qenë kryetare e partisë, apo ndonjë paknaqësi.
Ai tha se Kica-Xhelili e ka pasur gjithë hapësirën e nevojshme, si në partinë Guxo ashtu edhe në Vetëvendosje.
“Gjithë hapësirën e nevojshme e ka pasë, ashtu edhe në Vetëvendosje. Në partinë Guxo kemi pasur mbledhje e ka qenë më dhjetra herë, asnjëherë nuk ka pasur kërkesë. Ne e kishim mirëprit ambicien e saj për listën Guxo. Unë Akoma besoja që do të jetë në Kuvendin e Prishtinës, thash e para që duhet të jetë kryetare e degës së Prishtinës është Doarsa Kica. Mu ka dok shumë intelegjente që ajo me bë vetëvrasje politike”, tha ai.
Ai theksoi se në 2 muajt e fundit, Kica-Xhelili ka munguar në takimet e partisë Guxo.
“Doarsa Kica Xhelili për herë të parë e kam parë kur Vjosa Osmani e ka prezantu, dmth nuk e ka njoft askush në atë strukturë, as Fatoni e as Donika. Kemi mendu që është një vajzë e re me prespektiv. Kemi mendu e kemi besu në të kaluar që është një kuadër me prespektiv politike, por ka qenë më e priveligjumja në partinë Guxo dhe në Lëvizjen Vetëvendosje po flasim si Grup Parlamentar. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë kërkesë specifike. 2 muajt e fundit ka qenë duke munguar në takime. Asnjëherë( kërkesë për të qenë lidere e partisë)”, tha ai.
Madje, Avdyli në dPt te Fidani në T7 thotë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla i kanë ndihmuar Kica-Xhelilit për të marrë vota.
“Në fushatë, me dhjetëra herë e kom pa Donikën e Vjosa Osmanin ju thojshin qytetarëve, ne kemi vota mjaft e ndihmojni që të marrë vota edhe kjo vajzë (Doarsa Kica Xhelili)”, tha ajo.