Mesfushori boshnjak nuk do të jetë më pjesë e skuadrës katalunase
Miralem Pjanic nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, pasi që sonte është zyrtarizuar të klubi Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pjanic është larguar tashmë me një marrëveshje të përhershme, derisa sezonin e kaluar ai ishte i huazuar në skuadrën e Beshiktash.
Boshnjaku ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare deri në qershorin e vitit 2024 me opsion që ta zgjatë edhe një vit, deri më 2025, shkruan Gazeta Express.
Ai do ta bartë numrin 10 në fanellë.