3 persona kanë pësuar lëndime trupore, nga një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vranidoll komuna e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Në aksident ishin përfshirë 2 vetura ku mbetën 3 persona të lënduarit të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, kështu e bëri të ditur për InLajmin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 07:30 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe për pasojë 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.
Borovci tha se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. /InLajmi/