Milani nuk ka arritur të fitojë ndaj Salzburgut, në ndeshjen e vlefshme për grupin E të Champions League.
Ndeshja nuk rrodhi ashtu siç mund ta kishte paramenduar skuadra e Stefano Piolit, pasi në minutën e 28’ u gjenden në disavantazh pas golit të Okafor.
12 minuta më vonë Milani gjeti golin e barazimit me anë të Saelemaekers, pas një pasimi nga Leao, shkruan Lajmi.net.
Kjo ishte e tëra çka mund të bënin “kuqezinjtë” të cilët nuk arritën ta shfrytëzojnë humbjen e Chelseas për t’u renditur në krye të grupit.