Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se zyrtarët policor duhet të mbajnë përgjegjësit e tyre ashtu sikur Qeveria po i mban përgjegjësitë e veta, raporton InLajmi.
Kurti u bëri thirrje policisë të jetë në nivelin më të lartë të detyrës kudo, në çdo rrugë e çdo cep të vendit.
“Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”. tha Kurti.
Gjithashtu Kurti e përmendi edhe rastin për përdhunimin e 11 vjeçares, i cili tha se ajo vajzë tash duhet të jetë në bankat shkollore ndërsa ajo është në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi nga 5 përdhunues.
“Javën që shkoj ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e 5 ose 6 ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues”.
Më tej kryeministri kurti, shtoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por është çështje e mirëqenëjes publike e sociale.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies publike e sociale”. /InLajmi/