Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë dhe Francës për përfshirjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi, raporton InLajmi.
I pari i ekzekutivit të vendit theksoi se pajtohet plotësisht me vendimin e 2 shteteve të fuqishme të Evropës për ta mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje me njohjeje reciproke.
“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit sikur për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që 2 shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai.
Gjithashtu kryeministri Kurti tha se reciprociteti po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.
“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë kryeministri është duke e negociuar edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”. /InLajmi/