Ish-kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj, shprehet i shqetësuar për politikën e jashtme të vendit e cila sipas tij ka degraduar, ndërsa kujton se tash 2 vite Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, përcjell InLajmi.
Tutje Hoxha, akuzon qeverisjen Kurti për mos angazhim në lobim për njohje, sikur edhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtare.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se për 2 vite Kosova, lëre që nuk ka marrë asnjë njohje, por as edhe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe se politika e jashtme është në rënie të lirë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Kosova bëri 2 vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë! /InLajmi/