Aeroplani i kryeministres së re të Britanisë pati probleme në ulje, u ndoq live nga 27 mijë njerëz.
Kryeministrja në ardhje e Britanisë së Madhe, Liz Truss, gjatë fluturimit të saj nga Londra për në Balmoral ka pasur disa problem në ulje për shkak të mjegullës.
Fluturimi i Truss u përcoll nga rreth 27 mijë njerëz live, derisa aeroplani kishte problem që të ulej në aeoroportin e Aberdeen, shkruan BBC.
Ndërsa, bëhet e ditur se tashmë aeroplani i Truss është ulur në mënyrë të sigurt dhe ajo është nisur për në Kalanë Balmoral, transmeton Klan Kosova.
Ajo u nis për ta takuar Mbretëreshën për ta bërë kalimin e pushtetit nga Boris Johnson, i cili tashmë është rrugë për në Balmoral, tek Truss.