6 Shtatori është dita e 248 e kalendarit gregorian (dita e 249 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 117 ditë.
Ngjarje
1776 – Uragani kalon nëpër qytetin Guadeloupe dhe len të vdekur 6000 njerëz.
1847 – Henry David Thoreau largohet nga Walden Pond dhe zhvendoset tek Ralph Waldo Emerson dhe familja e tij në Konkord, Massachusetts.
1885 – Rumelia Lindore shpall bashkimin me Bullgarinë.
1901 – Anarkisti Leon Czolgosz e vret presidentin e Shteteve të Bashkuara, William McKinley, në Pan-American Exposition në Bafallo, Nju Jork.
1939 – LDB: Afrika Jugore i shpall luftë Gjermanisë.
1940 – Jep dorëheqje mbreti Karoli II i Rumanisë dhe trashëgohet nga djali i tij Mihajli i Rumanisë.
1944 – LDB: Çlirohet qyteti Ypres, Belgjikë nga forcat aleate.
1948 – Juliana bëhet mbretëreshë e Holandës.
1952 – Stacioni i parë televiziv kanadez CBFT-TV hapet në Montreal.
1963 – U themelua Qendra për Studim Ndërkombëtarë të Pronave Induastriale, (shkurt: CEIPI).
1965 – India sulmonPakistanin dhe shpall se forcat e veta do ta pushtojnë qytetin Lahore brenda një ore.
1968 – Pavarësohet Suazilandi.
1991 – Bashkimi Sovjetik pranon pavarësinë e Shteteve Baltike: Estonia, Latvia dhe Lituania.
1991 – Emri Sent Petersburg i kthehet qytetit të dytë më të madh rus pasi i ishte ndërruar në vitin 1924 në Leningrad.
Lindje
1729 – Moses Mendelssohn, filozof hebre.
1766 – John Dalton, pedagog dhe natyralist anglez.
1913 – Leonidas da Silva, futbollist brazilian.
1915 – Franz Josef Strauß, politikan dhe kryeministër gjerman i Bavarisë.
1943 – Roger Waters, muzikant britanik (Pink Floyd)
1961 – Pal Gamst Waaktaar, muzikant norvegjez (A-ha)
Vdekje
Suleiman-the-Magnificent-2
1566 – Sulejman I i Madhërishmi sulltan i Perandorisë Osmane 1520-1566
1998 – Akira Kurosawa,regjisor, scenarist dhe producent japonez.
2007 – Luciano Pavarotti, tenor i njohur italian.