Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se në rast se miratohet Ligji për zyrtarët publik, atëher kjo do të jetë shkatërrim i sistemit gjyqësor, raporton InLajmi.
Kryesuesi i Zogaj, ka theksuar se ligji në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Këtë deklarim, Zogaj e bëri në konferencë për media të hënën, ku theksoi kjo duket një tendencë e qeverisë kundrejt sistemit gjyqësor.
“Çështja e fundit që unë dua ta theksojë është Ligji për pagat dhe Ligji për zyrtarët publik, i cili ashtu siç është hartuar tregon besoj në mënyrën më të mirë të mundshme tendencën e Qeverisë ndaj sistemit gjyqësor. Do të kemi komentet nesër ose pasnesër, sepse është koha e fundit kur mund t’i dorëzojmë komentet”, theksoi Zogaj, duke shtuar se ligji në fakt bën ndërhyrje në sistemin e gjyqësorit.
Duke e kundërshtuar ligjin për Zyrtarët Publik, Zogaj ka kujtuar se nëse ligji miratohet ashtu siç është kjo do të ishte miratim për ta shkatërruar sistemin e gjyqësisë.
Ndërkohë, Zogaj flet edhe për dosjen e vettingut, ndërsa thekson se ajo është një “pako e dëshirave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu”. /InLajmi/