Lizz Truss është zgjedhur kryeministre e Britanisë së Madhe, sapo u morë vesh që Truss mori postin urimet karshi saj filluan nga krerë të ndryshëm shtetëror, përcjell InLajmi.
Ndër të parët që uroi kryeministren Truss ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka e cila i uroi kryeministres suksese në këtë mision të ri.
Xhaçka tha se mezi pret që të filloi bashkëpunimin dhe partneritet në mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, e që sipas saj kjo mund të ndodhë pas ardhjes se Truss në pushtet.
Postimi i plotë i saj:
Urime e dashur Liz! Sukseset më të mira në misionin tënd të ri!
Nën udhëheqjen tuaj, mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin midis vendeve tona. /InLajmi/