Analisti Valon Syla, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin për qeverisje me arrogancë dhe injorancë ndaj secilit grup shoqëror, përcjell InLajmi.
Syla, vazhdon me kritika ndaj qeverisjes aktuale, ndërsa kujton ndalesën e pagave për mësimdhënësit grevistë, e tash së fundi thotë ai qeverisja Vetëvendosje dërgon militantë prindër që ti rrahin sindikalistët
Analisti Syla thekson se kjo qasje e qeverisë ndaj problemeve sociale nuk është asgjë tjetër vetëm mospërfillje.
Sipas tij, për gati 2 vite qeverisje asnjë punë nuk ka përfunduar, nuk ka asnjë propozim e as zgjidhje për asnjë problem.
Syla, ka paralajmëruar qeverisjen Kurti se për të gjitha këto probleme që ekzistojnë në vend e pa asnjë zgjidhje, mund t’iu kërcas diçka në dorë.
Postimi i plotë i tij:
Ka me kërcitë diku shpejt. Se lidership i dobët i Kurtit, menaxhment skandaloz i njerëzve të tij nëpër Ministri dhe në vend të zgjidhjes të problemit ose ofrimit të ndonjë skenari që elaborohet bashkë me palët që po ankohen, Vetëvendosje në Qeveri po tregon vetëm arrogancë dhe mospërfillje ndaj secilit grup, si me sindikata, me diplomatët vendor, me RTK, si me probleme tjera si energjetika, mediat dhe menaxhimi i krizës ekonomike.
Edhe masi ja u ndalën rrogat. Tash edhe i çojnë njerëz militant, kishe prindër me i rreh sindikalistat e arsimtarët.
Por kjo tregon se asnjë negociatë se kanë kry qysh duhet deri sot, as një propozim se kanë ofruar e as nuk e kemi pa. Asnjë punë se kryen qe 2 vjet.
Hala argument kryesor për krejt këto e kanë 14 shkurtin. Jemi 51% po thojnë, dhe kjo kishe po mjafton. Por, ka me ju kërcitë diçka në dorë prej krejt këtyne problemeve se lidhje me kurgjo s’keni. E po e shoh se as bashkëndjesi me situatën e me njerëzit nuk keni, dhe skeni intelegjencë emocionale me i kuptu mas pari, pastaj me i ofru zgjidhjet për krejt këto probleme.
Por hinëm në shtator të krizave.
Te kqyrim 51%shin. Popllin dhe Qeverinë e Kurtit. P. S.
At penzionerin e Jugosllavisë at 70 vjeçin që e keni qitë në krye të Agjencisë së Privatizimeve, qysh e keni? A po mun del në punë hiq. Qasi energjie ju vyn komunistave në privatizime, e knej i kërcënojnë e i sabotojnë sindikatat.
Minimarksista… /InLajmi/