Për të 19 herë me radhë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi veprimtarinë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”.
Aktivitete të shumta të natyrës kulturore e bibliotekare dhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi janë disa nga ngjarjet që do të ndodhin gjatë kësaj jave, duke filluar nga sot e deri më 11 shtator, shkruan Kult Plus.
Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë temë bosht në këtë edicion ka ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale’.