Një tren është përplasur me një automjet në një vendkalim hekurudhor në jug të Hungarisë, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.
Policia tha se aksidenti ndodhi në një vendkalim rrugor rreth orës 6:45 të mëngjesit pranë fshatit Kunfeherto. Drejtuesi i mjetit dhe të 4 pasagjerët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Pasagjerët në tren nuk u lënduan, por drejtuesi i trenit u transportua në spital me lëndime të lehta, sipas deklaratës së policies, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vendkalimin hekurudhor rural nuk kishte sinjal elektrik, tha kompania shtetërore hekurudhore e Hungarisë, duke shtuar se pjesa e linjës ku ka ndodhur aksidenti hekurudhor është mbyllur për qarkullimin e trenave.