• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi qëllim i vizitës së Lajçakut dhe këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca

J G nga J G
5 September 2022
në KRYESORE
0 0
0
Dialogu Kosovë-Serbi qëllim i vizitës së Lajçakut dhe këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga 2 këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, 2 udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhej, mes tjerash, në letër.

Stano tha se BE “dëshiron të bëjë sa më shumë që mundet për t’i ndihmuar të 2-ja palët që t’i gjejnë kompromiset e nevojshme” dhe që “të çojnë dialogun drejt fundit”.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, 2 vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Serbia, për më shumë se një dekadë, ka lëshuar dokumente të posaçme për qytetarët e Kosovës, që kanë hyrë në territorin e saj.

Kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa reciproke nga një gushti, disa serbë lokalë në veri të vendit janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre.

Për shkak të rritjes së tensioneve dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Prishtina zyrtare ka shtyrë zbatimin e atij vendimi për 30 ditë.

Por, ndërkohë, është arritur marrëveshja për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të 2-ja anët.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Aktualisht, sfidë mbetet çështja e targave të makinave.

Më një shtator, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon.

I pyetur për planifikimin e ndonjë rundi të mundshëm të bisedimeve midis bartësve kryesorë të dialogut, Kurti dhe Vuçiq, Stano tha:

“Për këtë, ne gjithmonë duhet të kemi një marrëveshje nga të dyja palët. Kjo do të thotë se ato duhet të bien dakord për kohën dhe agjendën e atij takimi”, shkruan REL.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por nga ai takim nuk doli asnjë marrëveshje.

Tags: Albin KurtiMiroslav LajçakSHBA
Postimi i mëparshëm

Xhaçka pas zgjedhjes se Truss kryeministre e Britanisë së Madhe: Presim bashkëpunim

Postimi tjetër

Prindër shmangni telefonat, mund t’iu kushtojë shumë në edukimin e fëmijëve

Të ngjajshme Postime

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini
KRYESORE

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim
KRYESORE

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit
KRYESORE

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit
KRYESORE

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

26 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje
KRYESORE

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Postimi tjetër
Prindër shmangni telefonat, mund t’iu kushtojë shumë në edukimin e fëmijëve

Prindër shmangni telefonat, mund t’iu kushtojë shumë në edukimin e fëmijëve

Lajmet e fundit

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

27 December 2025
“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

26 December 2025
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu