Përfaqësuesit e SBASHK-ut po e vlerësojnë të pamjaftueshme ndarjen e shumës prej 50 euro nga Qeveria e Kosovës për të gjithë punëtoret e sektorit publik, për të ndërprerë grevën në arsim.
Luljeta Boshnjaku nga kjo sindikatë, tha se kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave.
Ajo tha se nëse Qeveria e aprovon këtë ligj shpejt ashtu si po deklarohet, atëherë le të ndalen shuma prej 100 euro.
“Kërkesat tona kanë qenë 100 euro deri në implementimin e Ligjit për Paga dhe nëse Qeveria e bënë shpejtë këtë ligj ashtu siç po thotë, atëherë le ta ndalë këtë 100 euro menjëherë. Shuma prej 50 euro është e papranueshme”, tha Boshnjaku.
Ajo ka thënë se ata nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave e tyre, tha Boshnjaku në Tëvë1.
E pyetur për deklaratën e Këshillit të Prindërve se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë për kompensimin e orëve të humbura, ajo tha se as ata nuk planifikojnë të kompensojnë orët e humbura.