Anëtari i Partisë Socialedemokrate Frashër Krasniqi, akuzon qeverisjen aktuale se po përdor militantët e saj t’i kundërvihen sindikalistëve që më të drejtë mbështesin grevën e mësimdhënësve, përcjell InLajmi.
Akuzën për t’i kundërshtuar sindikalistët nga ana e mësimdhënësve Krasniqi e argumenton me fotografinë e njërës nga mësimdhënëset që sipas tij është militante e LVV-së dhe përkrahëse e kryeministrit Albin Kurti.
Siç bën të ditur Krasniqi, mësimdhënësja që sot “bëri zhurmë”, duke kundërshtuar kryesindikalistin Jasharaj, është Refiqe Hamiti.
Krasniqi tutje ka shtuar se militantet po veprojnë sipas udhëzimeve të konspiracionit të pushteti që sindikalistët po i quajnë armiq.
Postimi i plotë i tij:
Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.
Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”.
Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën. /InLajmi/