Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjfuca e kryeministrin e Kosovës Albin Kurti bënë homazhe te busti i Shën Terezës në 25 vjetorin e vdekjes së saj, raporton InLajmi.
Presidentja Osmani tha se Nënë Tereza do të jetë një shembull për gjithë botën për gjithë veprat e saj, e për këtë sot po e përkujtojnë me krenari.
“Shën Tereza ishte gruaja e cila dha një shembull për gjithë botën. Sot përkujtojmë me krenari gjithë veprën e saj dhe shembullin që la pas”. tha Osmani.
Kryetari Konjufca tha se Nëna Tereze ka qenë gjithmonë afër popullit të saj duke dhënë shembull të humanizmit e besimit.
“Po e kujtojmë simbolin e rëndësishëm të mbarë botës, e cila është shembull i besimit e humanizmit, shembulli i saj ka inspiruar miliona njerëz. Ajo ka qenë gjithmonë afër popullit. Do të nderohet në këtë dhe gjithmonë”, tha Konjufca.
Ndërsa kryeministri Kurti tha se vepra e saj do të jetë shembull për gjithë njerëzimin pasi ajo u bë nëna e gjithë botës.
“Të hënën po e shënojmë shkuarjen e saj në amshim. Jeta e saj është vepër gjithë njerëzimin dhe shembull, ajo u bë nëna e gjithë botës”, tha Kurti.
Gjithashtu ai tha sa duhet të ndjekjet me dashuri shembulli i saj për sakrificën e përgjithshme.
“Duhet të ndjekim shembullin e saj me dashuri dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme. Sakrifica është vlerë e gjithë popullit shqiptar”, tha ai. /InLajmi/