Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, të dielën po festojnë 10-vjetorin e martesës së tyre, përcjell InLajmi.
Prindon Sadriu ka publikuar një fotografi me Vjosa Osmanin, të realizuar nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë.
Bashkëshorti i Vjosës e uroi në mënyrën më të ëmbël duke thënë “Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, tha ai.
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu janë prindër të 2 vajzave binjake, Anda dhe Dua. /InLajmi/