Manchester United ka fituar 3-1 ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 6-të në Ligën Premier.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Antony, dhe Marcus Rashford me 2, ndërsa për The Gunners realizoi Bukayo Saka.
Manchester United ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.97, me Arsenalin që u vlerësua me 6.65
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Rashford me 2 golat e tij, duke marrë notën 8.8.
Granit Xhaka pati një paraqitje solide dhe arriti të marrë vlerësimin 6.8, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, dështimet e kësaj sfide dolën të ishin, Gabriel Jesus, Benjamin White, William Saliba, Aaron Ramsdale dhe Oleksandr Zinchenko, që u notua me 6.3.