Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë të ditur se të dielën do të dorëzojë Dokumentin për Vettingun në Kuvendin e Kosovës, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se tani e tutje deputetët e Kosovës do të marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut.
“Pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti./InLajmi/