Ballkani ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi në Superligën e Kosovës, teksa Prishtina u njoftua sonte me humbjen e parë.
Derbi i zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve – 0:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 5-të.
Golin e vetëm dhe të 3 pikëve për kampionin në fuqi e shënoi Albion Rrahmani, në fundin e pjesës së parë.
Të 2 skuadrat regjistruan raste shënimi në pjesën e 2-të, mirëpo gola tjerë më nuk pati.
Ballkani pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet i 2-ti në tabelë, me 4 pikë më pak se lideri, Gjilani. Mirëpo, duhet cekur se Ballkani ka 2 ndeshje më pak, raporton reporteri
Kurse, Prishtina renditet e 4në tabelë me 7 pikë. Kryeqytetasit deri më tani kanë zhvilluar 4 ndeshje në Superligë.