Ukraina ka ofruar të furnizojë Gjermaninë me energji ndërsa kjo e fundit po përpiqet t’i japë fund varësisë së saj nga importet ruse të energjisë, transmeton InLajmi.
Kryeministri Denys Shmyhal tha se Ukraina aktualisht eksporton energjinë e saj në Moldavi, Rumani, Sllovaki dhe Poloni, por është e gatshme të zgjerojë eksportet në Gjermani.
“Ne kemi një sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike në Ukrainë falë termocentraleve tona bërthamore,” tha Shmyhal, duke shtuar se ai do ta ngrinte çështjen gjatë vizitës së tij në kryeqytetin gjerman fundjavën e ardhshme.
Ai shtoi se një marrëveshje për energjinë do të ishte e dobishme për të dyja palët, shkruan Al Jazeera.
“BE do të merrte më shumë energji dhe ne do të merrnim valutën e huaj që na nevojitet urgjentisht”, tha kryeministri. /InLajmi/