Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një konference për medie ka kërkuar nga SBASHK-u dhe BSPK-ja që ta shqyrtojnë pakon ekonomike të prezantuar sot nga Qeveria e Kosovës, dhe t’i hapin shkollat të hënën, raporton InLajmi.
“Ftoj BSPK-në dhe SBASHK-un që në mirëbesim me anëtarësinë e tyre ta shqyrtojnë këtë pako. Prandaj tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë e re në këtë dialog ku të gjitha palët ulën dhe i adresojnë kërkesat e reja që i kanë. Pra, i lus që të ulën me anëtarësinë e tyre dhe mos të japin vetëm një jo absolute”.
Osmani tha se zgjidhje afatgjate për mësimdhënësit mund të gjendet vetëm pasi të miratohet Projektligji për Paga.
Ky Projektligj adreson dinjitetshëm çështjen e pagave të mësimdhënësve, madje siç jam informuar sot nga ministrja e Arsimit ka adresuar kërkesat edhe përtej kërkesave të SBAShK-ut, sa i përket pagave të mësimdhënësve. Me ligjin e ri për pagat, jo vetëm që ata do të trajtohen dinjitetshëm, por të gjitha këtyre kategorive do t’u zgjidhet një problem i madh. /InLajmi/