Sot në Kosovë na pret mot më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje atmosferike. Mund të ndodhë ndonjë rigë e dobët afatshkurtër në ndonjë rajon.
Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Ndërsa në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme, shkruan Meteo Ballkan.
Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu. Në bregdet më ngrohtë.