Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, pas takimit që pati më Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje rreth bashkëbisedimit, raporton InLajmi.
Demi tha së nuk e kanë për detyrë të gjëjnë mesin e artë mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, por prindërit shprehin shqetësimin pasi fëmijët e tyre janë bllokuar dhe kjo gjë është e papranueshme.
Mbi të gjitha Demi tha së bllokimi i sitemit arsimor është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.
“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, tha Demi. /InLajmi/