• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kadriaj: Kjo qeveri po sillet sikur të ishte ai represioni i viteve të 90-ta

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
3 September 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kadriaj: Qytetarët nuk po kërkojnë lëmoshë, paratë nga Trusti duhet t’u jepen
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pakoja e re për përballimin e inflacionit në Kosovë, e cila u prezantua këtë të shtunë nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ngjallur reagime të shumta.

Njohësit e ekonomisë thonë se Qeveria Kurti e ka lënë punëtorin e sektorit privat në mëshirën e punëdhënësit.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova nuk bën të shndërrohet në shtet social. Sipas tij, vendit i duhet qëndrueshmëri ekonomike dhe se kjo objektivë nuk mund të arrihet pa një sektor privat të fuqishëm.

“Punëtori po mbetet vetëm në mëshirën e punëdhënësit dhe kjo nuk i bën nder as ekonomisë e as punëtorit. Të rinjve në Kosovë u janë shuar shpresat se do të bëhet mirë. Nuk ka investime kapitale të cilat janë frymëmarrje për bizneset dhe kur biznesi frymon atëherë vërehet gjallëria edhe te punëtorët”, deklaroi Gërxhaliu.

“Kosova nuk bën të shndërrohet në shtet social. Duhet të kemi qëndrueshmëri ekonomike dhe pa një sektor privat të fuqishëm është e pamundur të arrihet kjo objektivë. Por, si duket kjo nuk është prioritet. Sektori privat më shumë po goditet se sa që po ndihmohet”.

Mes tjerash, ai u shpreh se Kosova ndodhet në një situatë kur kreditë e këqija do të rriten dhe do të ketë kompani të falimentuara.

“Inflacioni në Kosovë ka arritur kulminacionin. Çdo mbështetje për qytetarët duhet të përshëndetet, por është shqetësues fakti se Kosova nuk e ka pranuar që ka krizë ekonomike. Kjo është arsyeja pse jemi këtu ku jemi. Fatkeqësisht edhe kriza është politizuar”, tha ekonomisti Gërxhaliu.

“Për krizën po diskutohet vetëm në aspektin ekonomik dhe social, por jo edhe atë emocional. Nuk është e lehtë të jesh qytetar i Kosovës në këtë kohë dhe të përballosh këtë krizë. Prandaj, kam drojë se është një hap që dëshiron të fitojë në kohë se sa që është zgjidhje e problemit”.

Njëjtë mendon edhe njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj. Ai thotë se përmes kësaj pakoje, Qeveria Kurti e ka dëshmuar më së miri që është amatere.

“Së pari po i bën dëm vetes dhe po e humb besimin e qytetarëve. Kur flasim për akuzën ndaj komunave (lidhur me listat e pagave), është një rast i keq dhe i paparë deri më tani. Kjo qeveri po sillet sikur të ishte ai represioni i viteve të 90-ta. Është e papranueshme dhe Qeveria duhet të ulet e të diskutojë me komunat dhe sindikatat”, deklaroi Kadriaj.

“Më interesantja është që kjo Qeveri po deklaron se po e mbushin arkën e shtetit dhe se e ka buxhetin më të lartë, e në anën tjetër ankohet se nuk ka buxhet për t’i përmbushur kërkesat e sindikalistëve. Kjo të lë të dyshosh se ku janë ato mjete. Nuk kemi as investime kapitale. Në këtë drejtim duhet të ketë edhe llogaridhënie”.

Pakoja e re e prezantuar nga ekzekutivi nuk ka marrë mbështetjen as të ish-kryetarit tjetër të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Sipas tij, kjo pako është e nxitur nga presioni dhe paniku, si dhe ka për synim jo adresimin e problemit të inflacionit, por “paqen sociale afatshkurtër”, “pas menaxhimit amatoresk, me krizën energjetike dhe së fundmi me grevën në sektorin publik”.

“Sot, në vend që të shohim një plan serioz për parandalim të thellimit të krizës gjatë muajve të dimrit, ne po shohim edhe një veprim të radhës të shpërndarjes së parasë publike pa asnjë plan”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

“Për pako të tilla, të shpërndarjes së parasë, në të majtë e në të djathtë, nuk na nevojitet të kemi as Kryeministër e as Qeveri. Do të mjaftonte një arkëtar dhe një zyrtar i thesarit”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës përmes pakos së re, duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajë shumën e njëhershme prej 100 euro. Për pensionistët do të ndajë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesë duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kryeministri përmendi edhe sektorin privat duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për 3 muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.

Përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku siç u bë e ditur, do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publik, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor.

Tags: Mustafë KadriajQeveria e KosovësSafet Gërxhaliu
Postimi i mëparshëm

Me një kungull 846 kg të kthyer në “varkë”, fermeri nga Nebranka synon rekordin Guiness

Postimi tjetër

Kjo është data kur Rita Ora do të përformojë në Tiranë

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
Kjo është data kur Rita Ora do të përformojë në Tiranë

Kjo është data kur Rita Ora do të përformojë në Tiranë

Lajmet e fundit

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu