Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeminisri i vendit, Albin Kurti i ka quajtur “analfabetë” bashkëatdhetarit sepse ka parë rënien e sondazheve në diasporë, përcjell InLajmi.
Ajo deklaroi se Kurti e ka parë diasporën vetëm si “votë” që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.
Çitaku theksoi se e dënon gjuhën denigruse dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkëatdhetarëve.
Tutje ajo ia ka bërë thirrje Kurtit që t’ua rregulloj jetën familjarëve të diasporës në Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë.
Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë. Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora. Sepse ne diasporën nuk e shohim si votë, por si aset kombëtar. Albini e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.
Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë.
Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë! /InLajmi/