Projekti muzikor i titulluar “Të Dua” të cilën e solli këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta në vitin 2014 akoma edhe në ditët e sotme vazhdon të prek “telat” e shpirtrave, shkruan InLajmi.
Këngën e Orindës e ka kthyer në trend artisti i famshëm kosovar Yll Limani, i cili duket se e ‘adhuron’ shumë, derisa këndon vargjet e saj me aq pasion e dashuri.
Për të parë videon e plotë kliko KËTU.
Ylli videon e këngës e ka përcjellur me mbishkrimin “Pak muzikë në këto ditë të errëta”, por pa shkuar gjatë Orinda bëri repost videon e artistin ku shkroi se:
“Po unë, që i pëlqej të gjitha këngët e tua dhe zërin tënd të bukur”, ishin fjalët e Orindës.
Me sa duket artistja u gëzua nga ky rikrijim i artistit saqë edhe i tha së zëri i tij i pëlqen asaj pa marrë parasysh se e kujt është kënga që këndohet. /InLajmi/