Sanksionet kanë dominuar shumë gjatë periudhes së luftes në Ukrainë, kështu shteti ukrainas sapo ka miratuar një paketë të re kundër 99 individëve dhe 178 personave juridikë nga Rusia dhe Bjellorusia, transmeton InLajmi.
Ai përfshin masa kundër vajzave të presidentit rus Vladimir Putin.
Paketa synon gjithashtu ndërmarrjet ruse të mbrojtjes dhe zyrtarët e bankave qendrore ruse dhe bjelloruse.
Kjo u njoftua nga Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës, shkruan BBC.
Lista e sanksioneve përfshin kompani dhe organizata që ndihmojnë në mënyrë indirekte përpjekjet e luftës ruse, siç janë disa furnizues të mikroelektronikës.