Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të premten kanë mbajtur protestë për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht, ku gjatë kësaj proteste morën pjesë dhjetëra punëtor, raporton InLajmi.
Kryetari i Shoqatës Sindikale, Sherif Makolli, tha se në këtë protestë 15 minutëshe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Përmes kësaj proteste 15 minutëshe shprehim pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë. Po luajnë me dinjitetit e punëtorit shëndetësorë. Ju e dini sa kemi punu gjatë pandemisë, si sindikatë do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona”, tha Makolli.
Makolli u shpreh se ka vend për përmirësim sa i përket koeficientit për Ligjin e Pagave.
“Jemi në një protestë për të shprehur pakënaqësitë tona. Koeficientet që kanë dal në horizont, nuk janë për tu hedhur poshtë, por ka vend për përmirësim”, tha ai. /InLajmi/