Prezantuesja e lajmeve në Kanada, Farah Nasser arriti të ruante qetësinë edhe pasi një insekt hyri në gojën e saj gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të martën, më 30 gusht, transmeton Inlajmi
Spikerja përfundoi duke gëlltitur insektin e bezdisshëm ndërsa prezantonte në kamerë një pjesë në lidhje me përmbytjet në Pakistan.
Megjithatë ajo pastron fytin e saj dhe vazhdon pa u djersitur, si një profesioniste e vërtetë, shkruan Tv Insider.
“Ne të gjithë kemi nevojë për një të qeshur këto ditë”, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar:“Rezulton se nuk jo vetëm kryeministri i Kanadasë, por unë gjithashtu gëlltita një mizë në ajër sot.” /InLajmi/
Videon e plotë mund ta shihni këtu.