• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Presidenti Biden bën thirrje për mbrojtjen e demokracisë amerikane nga ideologjia e Trumpit

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
2 September 2022
në Bota
0 0
0
Presidenti Biden bën thirrje për mbrojtjen e demokracisë amerikane nga ideologjia e Trumpit
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar më një shtator, Donald Trumpin dhe mbështetësit e tij “ekstremistë”, duke i cilësuar ata si armiq të demokracisë amerikane.

Duke folur në Filadelfi, presidenti amerikan sulmoi të gjithë republikanët që mbështesin ideologjinë e ish-presidentit Trump “Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyeshme Përsëri, MAGA” dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta luftojnë këtë ideologji.

“Donald Trump dhe republikanët MAGA paraqesin një ekstremizëm që kërcënon themelet e republikës sonë”, tha Biden duke folur pranë vendit ku u miratuan mbi dy shekuj më parë Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane.

“Ata përqafojnë zemërimin. Ata lulëzojnë në kaos. Ata nuk jetojnë në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës”, tha Biden.

“Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Pikë. Asnjë vend. Kurrë”, tha presidenti demokrat.

Kjo deklaratë ishte referencë ndaj sulmit ndaj Kongresit amerikan vitin e kaluar nga mbështetësit e Trumpit, të cilët refuzonin që të pranonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale.

Duke përmendur sulmin mbarëkombëtar ndaj të drejtave të abortit nga konservatorët e linjës së ashpër dhe frikën se liritë e tjera nga qasja në kontracepsion e deri te martesat e gjinisë së njëjtë, presidenti amerikan akuzoi se “forcat MAGA” janë “të vendosura që ta kthejnë shtetin prapa”.

Teksa po luftohet për kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e nëntorit, Biden iu drejtua republikanëve tradicionalë që t’i bashkojnë forcat me demokratët dhe të refuzojnë politikën e Trumpit, që ende ka ndikim mbi pjesën më të madhe të Partisë Republikane.

Biden e bëri të qartë se demokratët synojnë që zgjedhjet e nëntorit t’i shndërrojnë një referendum për Trumpin, duke thënë se Partia Republike është tërësisht “e dominuar dhe e frikësuar” nga ish-presidenti dhe agjenda e tij MAGA.

“Dhe kjo paraqet kërcënim për këtë shtet”, tha ai, duke insistuar se demokracia amerikane duhet të mbrohet.

“Mbrojeni atë. Ngrihuni për demokracinë”, bëri thirrje Biden.

Trump është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të Bidenit përmes rrjetit të tij social, Truth Social. Ai tha se Biden nuk është i kualifikuar për të qenë president.

“Nëse ai nuk dëshiron që ta bëjë Amerikën të Shkëlqyeshme Sërish, që përmes fjalëve, medimeve dhe veprimeve, ai nuk do, atëherë ai nuk duhet të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.

Fjalimi i Bidenit, që u prezantua si fjalim për “betejën për shpirtin e kombit”, kishte për bazë një artikull që ai botoi më 2017 në The Atlantic, pas një proteste vdekjeprurëse të nacionalistëve të bardhë në Çarlostvill të Virxhinias, ngjarje, që sipas Biden, e shtyri atë të garojë për president.

“Ne po jetojmë në një betejë për shpirtin e këtij kombi”, kishte shkruar atëbotë Biden.

Sipas një sondazhi të publikuar më një shtator nga The Wall Street Journal, nëse zgjedhjet për Kongres do të mbaheshin sot, 47 % e votuesve të regjistruar do të votonin për demokratët dhe 44 për qind për republikanët.

Në mars, sondazhet treguan se republikanët ishin në pesë pikë në epërsi.

Demokratët po shpresojnë të fitojnë zgjedhjet e nëntorit që kanë të bëjnë me të gjitha mandatet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një të tretën e ulëseve në Senatin amerikan. Tradicionalisht, zgjedhjet e ndërmjetme nuk favorizojnë partinë në pushtet.

Megjithatë, gjërat janë përmirësuar në favor të Bidenit së fundi, teksa inflacioni ka nisur që të ulet dhe në Kongres janë miratuar një sërë reformash. Ndërkaq, Trump është duke u përballur me një seri hetimesh kriminale, shkruan REL.

Sondazhet po ashtu tregojnë se ka mbështetje në mesin e amerikanëve për të drejtat e abortit, gjë që mund të dëmtojë republikanët në zgjedhje.

Tags: Donald TrumpJoe Biden SHBA
Postimi i mëparshëm

Nadal e godet veten në hundë me reketën e tij, për të mundur Fogninin

Postimi tjetër

Protestojnë punëtorët e QKMF-së në Prishtinë për mosekzekutimin e pagave

Të ngjajshme Postime

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi
Bota

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025
“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi
Bota

“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi

22 July 2025
Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin
Bota

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

21 July 2025
Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri
Bota

Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

21 July 2025
Postimi tjetër
Protestojnë punëtorët e QKMF-së në Prishtinë për mosekzekutimin e pagave

Protestojnë punëtorët e QKMF-së në Prishtinë për mosekzekutimin e pagave

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu