Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar me çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, duke filluar nga ora 10:00, përcjell InLajmi.
Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:
Çmimi për Dizel do të jetë: 1.78 euro për litër;
Çmimi për Benzinë do të jetë: 1.43 euro për litër;
Ndërsa çmimi për Gaz do të jetë: 0.76 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë vetëm për 24 orët e ardhshme. /InLajmi/