Këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria shumë e dashur për publikun Luana Vjollca, të premten po feston ditëlindjen e saj të 31-të, shkran InLajmi.
Me rastin e kësaj dite të rëndësishme Luana ka pranuar urime të shumta, e disa prej tyre i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Por në këtë ditë kaq të veçantë për Luanën, nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga motra e saj Marina Vjollca, e cila e uroi atë me fjalët që thonë shumë “Gëzuar ditëlindjen Luanesha ime. Të dua pafund”.
Kujtojmë se Luana Vjollca para disa javësh ka publikuar këngën e saj në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova Mc Kresha, të titulluar “ Nuk o ka ma qet”, ky projekt është dëgjuar mjaft shumë gjatë kësaj vere. /InLajmi/