Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka bërë të ditur së është miratuar rekomandimi i Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas vendimit vaksinimi me dozën e katërt lejohet për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare, por vetëm të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së 3-të.
Tutje thuhet se personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së 3-të si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe. /InLajmi/