Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për takimin e Këshillit të Kryetarëve, pas ndaljes së pagës së muajit gusht për mësimdhënës dhe shërbyes civil.
Ibrahimi tha se në këtë takim nuk kanë qenë prezent kryetarët e komunave të cilat qeverisen nga LVV-ja.
“Kryetarët e komunave të cilat qeverisen nga VV-ja nuk kanë qenë prezent në këtë takim. Janë ftuar si të gjithë kryetarët e tjerë. Nuk kanë pasur arsye. Nuk ka pasur përfaqësim nga këto komuna”, ka deklaruar ai.
Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 tregoi edhe një shqetësim tjetër që kanë pasur kryetarët e komunave në takimin e fundit.
“Kryetarët e komunave kanë pasur edhe një shqetësim tjetër është insistimi nga niveli qendror për t’i obliguar komunat që t’i pajisen me listën e punëtorëve grevist. Nuk mund të pranohet nga kryetarët e komunave sepse nuk ka kush i përgatit listat sepse administrata lokale është në grevë”, tha Ibrahimi.