Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, është shprehur i shqetësuar për situatën në termocentralin bërthamor në Zarpozhija, Ukrainë.
Ai ka thënë për mediat se “integriteti fizik” i termocentralit është shkelur.
“Është e qartë se impianti dhe integriteti fizik i uzinës është shkelur disa herë,” u tha Grossi gazetarëve pasi u kthye me një pjesë të ekipit të tij në zonën e kontrolluar nga ukrainas të enjten, shkruan The Guardian.
Rafael Grossi udhëhoqi një ekip inspektorësh në uzinën e kontrolluar nga Rusia që është bombarduar shpesh javët e fundit, duke rritur frikën për një incident bërthamor, transmeton abcnews.al.
“Kam qenë i shqetësuar, shqetësohem dhe do të vazhdoj të jem i shqetësuar për fabrikën”, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.