Është bërë e ditur se aktori Brendan Gleeson do t’i bashkohet filmit Joker të Todd Phillips, transmeton InLajmi.
Gjithashtu Joaquin Phoenix ka arritur një marrëveshje të madhe për t’u rikthyer si Arthur Fleck.
Ne gjithashtu e dimë se Lady Gaga është bashkëprotagoniste, dhe megjithëse personazhi i saj mbetet kryesisht i fshehur, spekulimet vazhdojnë se ajo po luan një version të Harley Quinn, shkruan The Empire.
Zazie Beetz u konfirmua së fundmi se është në bisedime për t’u rikthyer si Sophie Dumond nga filmi i parë. /InLajmi/

















