Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për grevat e mësimdhënësve dhe punëtorëve shëndetësor të cilat po vazhdojnë edhe me 2 shtator, ndërsa nxënësit kanë mbetur jashtë bankave të shkollës, përcjell InLajmi.
Ahmeti, nuk komenton nëse greva në arsim është e drejtë apo jo, por ai duket paksa i “acaruar” me deklaratën e kryeministrit Kurti i cili të enjten tha se grevat nuk duhet t’iu shërbejnë agjendave politike.
E për këtë Ahmeti thotë se kur Kurti ishte në pozitë i pëlqenin dhe i mbështeste grevat, por tash kur ai është në pushtet po i duket se grevat i ka organizuar opozita për ta rrëzuar.
Postimi i plotë i tij:
Kur je në opozitë të pëlqejne grevat, të duken të drejta dhe i ndihmon.
Kur je në pushtet të duket që ti ka organizu opozita me shërbimet me të rrëzu! /InLajmi/