Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se ka qëndruar për vizitë tek familja e bashkë ish-luftëtarit të tij Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Sipas Limajt, Veseli dhe ish-luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po qëndrojnë për të mbrojtur luftën e lavdishme të ushtrisë.
Limaj tha së me familjen e Veselit bisedoi për besimin që kanë në ish-luftëtarët e UÇK-së e që sipas tij janë figurat e ushtrisë, duke u shprehur i bindur së të gjithë do të kthehen fitimtarë.
Postimi i plotë i tij:
Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Mitrovicë, në familjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim Kadri Veseli, që për 2 vjet ai bashkë me shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejtë, të pastër e të lavdishme. /InLajmi/