Reperja shqiptare nga Zvicra Loredana Zefi, është një nga më të suksesshme në industrinë e muzikës shqiptare por edhe në atë ndërkombëtare, shkruan InLajmi.
Por për Loredanën e enjtja është ditë më e veçantë pasi feston ditëlindjen e 27.
Në këtë ditë të bekuar, Loredana ka marrë urimet më të mira nga familja e miqtë e saj, por nuk, munguan urimet nga shoqëria e saj, por edhe fansat.
Në mesin e këtyre urimeve nuk mungoi as ai nga modelja Morena Taraku, e cila ka uruar Loredanën shpërfaqur kështu miqësinë e vërtetë.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Ti i meriton më të mirat”, ishte urimi i Tarakut për miken e saj Loredanën.

Kujtojmë se reperja Loredana këngën e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria Noizy, duke e titulluar “ Heart attack”, projekt i cili mori miliona klikime në kanalin zyrtar Youtube. /InLajmi/