Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur së këtë të enjte është hapur aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur nga janari i vitit 2012, përcjell InLajmi.
Deri me tani përfitues të shtesave kanë qenë vetëm fëmijët e lindur gjatë periudhës 2014, por tani e tutje kësaj liste i janë shtuar edhe fëmijët e lindur në vitin 2012.
Qytetarët të cilët kanë fëmijë të kësaj grupmoshe nga sot mund të aplikojnë për të përfituar shtesat që iu takojnë të vegjëlve të tyre.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga një janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë. /InLajmi/