Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit, për të cilat thotë se ndoshta mund t’i duket që po kursen para, por kjo sipas tij është e pashpjegueshme.
Abdixhiku tha se 700 milionë euro në bilancin bankar të Kosovës janë ndalë prej ekonomisë, që sipas tij, do të mund të përdoreshin nga njerëzit, bizneset në vazhdimësi.
“Ky ngërç i shpenzimit të parasë publike dhe mbledhjes së saj në pushtet, mund të duket për ta që po e kursejnë paranë, ja i kemi 700 milionë në bilanc bankar, e vërteta është që ti i ke ndalë paratë prej ekonomisë që do duhej të përdoreshin nga njerëz e biznese nga qytetarët tanë në vazhdimësi. Këtë nuk po e shoh. Unë nuk e kuptoj si sjellje politike ose si përfundim logjik deri më tani”, tha Abdixhiku.
Ai ritheksoi se mundësia e vetme është që shteti sa më parë t’i lëshojë pagat pa asnjë vonesë, shkruan Gazeta Express.
Mundësia e vetme është që shteti sa më parë t’i lëshojë pagat pa asnjë vonesë. Cdo sjellje arrogante paranoike dhe sanksionuse është sulm ndaj demokracisë. Është e dëmshme e rrezikshme dhe e panevojshme. 700 milionë euro janë në bilancin tonë bankar, 100 euro për mësimdhënësit tanë në kohën me 20% është minimalja që duhet bërë tani kjo qeveri”, tha ndër tjerash Abdixhiku.