Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zgjodhi të thyej heshtjen dhe të flas haptas në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor i cili pritet të filloi neser, raporton InLajmi.
I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, luti prindërit që të mos marrin mundin të dërgojnë fëmijët në shkolla pasi që nuk do të mbahet mësimi duke theksuar së arsimi do të vazhdoi grevën.
Në lidhje më këtë ka reaguar ministri Murati, i cili ka thënë së mësimi do të filloi nesër dhe të gjithë ata që nuk paraqiten në punë do të pezullohen nga paga.
“Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë pjesërisht për shkak se llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit”, tha ai.
Murati ka kritikuar vendimin e SBASHK-ut,që sipas tij nuk po e dinë së sa e dëmshme është kjo grevë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen, as të prindërve dhe as të mësimdhënësve, sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit”, shtoi ai.
Si përfundim Murati është shprehur i bindur që mësimi do të filloi nesër në datën një shtator dhe do të bie poshtë deklarata e SBASHK-ut.
“Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBASHK-u”, theksoi Murati. /InLajmi/