Para 5 ditësh në një nga parqet e Prishtinës është dhunuar seksualisht një 11 vjeçare, dyshohet që veprimin ta kenë kryer 5 persona të cilët pas identifikimit janë dërguar në mbajtje, shkruan InLajmi.
Që nga e diela kur rasti u bë i njohur për publikun kjo ngjarje filloi të merret si një krim makaber i kryer ndaj një vajzë të mitur.
Si reagim ndaj ngjarjes së fundit por edhe ngjarjeve të tilla të mëhershme ku cak i përdhunimit e dhunimit edhe në forma të tjera ndaj grave e vajzave të mërkurë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet është organizuar proteste në kërkim të së drejtës për gratë dhe vajzat, për ti thënë “Stop” dhunës ndaj gjinisë femërore.
Protestuesit kanë marshuar përgjatë sheshit deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës ku me pas kanë ndaluar dhe në drejtim të qeverisë kanë hedhur ngjyrë të kuqe në shenjë pakënaqësie.
Në këtë protestë nuk munguan pankartat mbi të cilat thuhej “Oj Kosovë oj vdekja ime”, “Çika e gra jemi bashkë”, “Mos na mbytni ëndrrat”, “Shteti fajtor”, “Dhuna nuk ka arsyetim”, këto ishim vetëm disa nga mbishkrimet reagues që mbanin në duar protestuesit.
Numri i protestuesve ishte bukur i madh, por që lirisht mund të thuhej që gratë dhe vajzat mbizotëronin për nga pjesëmarrja djem dhe burra shiheshin me pak në këtë proteste.
Protesta e cila ka nisur në orën 12:00 është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. /InLajmi/