Nënkryetari i Sindikatës së Infermiereve të Kosovës, Enlirat Duraku, ka dal në mbështetje të kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, pasi ky i fundit tha se mësimi nuk fillon më një shtatori pasi Qeveria e Kosovës nuk po plotësn kërkesat e tyre, përcjell InLajmi.
Duraku i ka kërkuar Jasharit të qëndroi i fortë dhe të mos bie pre e kërcënimeve për ndaljen e pages, pasi sipas nënkryetarit Duraku nëse kryetari Jashari dorëzohet tradhton besimin e atyre që shpresat i kanë tek kryetari.
Sipas nënkryetarit të BSPK-së shprehja e pakënaqësive në lidhje me kushtet e punës është e garantuar me ligj dhe gjithsecili ka të drejtë ta kërkoi atë, por Duraku nuk e la pa e cekur edhe deklaratën e ministrit të Financave Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se ata që nuk dalin me një shtator në punë do ndëshkohen në paga.
Duraku tha së ndalimi i pagës është shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve.
Postimi i plotë i tij:
BSPK – Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves dhe SBASHK,
Rrahman Jashari mos të merret me problemet që ka shëndetësia, nuk ka nevojë që të kontaktoj askënd nga sektori ynë pasi nuk ka as dëm e as dobi prej kësaj, edhe pse jam i bindur që ka mundur të kontaktoj vetëm ata ish-sindikalistët e shëndetësisë dhe disa që janë ende aktiv, të cilët nuk e kishin hallin e shëndetësisë mirëpo prioritet kishin interesat klanore dhe shtyerjen e agjendave politike.
Rrahman Jashari nëse i nënshtrohet presioneve, dorëzohet dhe e ndërpret grevën, ky veprim nuk është tjetër vetëmse tradhëtim i besimit të atyre që përfaqëson, me ç’rast do duhej të dorëhiqej nga pozita e kryetarit të SBASHK-ut, bashk me të gjithë kryesinë e saj.
Shprehja e paknaqësisë lidhur me kushtet e punës, trajtimin apo edhe kompenzimin është e drejtë e sindikatave dhe e drejtë e garantuar me ligj dhe kushtetutë pavarsisht se kush qeverisë me vendin.
Kërcënimi me ndalesë të pagës ndaj atyre që bazuar në këto të drejta shprehin paknaqësitë e tyre dhe kërkesat e tyre të deleguara nga antarësia është shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve dhe indikatorë i tendencave autoritare.
Të paktën shpresoj në konsistencëne udhëheqësisë së BSPK, e cila deri më sot ishte konstruktive duke i ndëgjuar me vëmendje kërkesat e federatave anëtare dhe adresimin e atyre kërkesave.
Andaj Jashari,
MOS E NDAL GREVËN
MOS U NËNSHTRO
MOS U DORËZO /InLajmi/