Kur të rikthehet në stërvitjen e radhës në drejtimin e Romës, trajneri Jose Mourinho do të gjejë një të “padëshiruar”. Fjala është për Justin Kluivert i cili ishte përgatitur për të nisur një eksperiencë të re në Premier League me klubin e Fulham.
Anglezët dhe italianët kishin gjetur marrëveshjen për huazimin e holandezit me të drejtë blerje në fundin e sezonit për shifrën e 9.5 milionë eurove. Megjithatë, tratativa nuk mund të zyrtarizohet dhe kjo për faj të disa burokracive në Angli. Sipas Sky Sport UK, autoritet britanike i kanë mohuar vizën e punës sulmuesit për shkak të minutazhit të ulët me Romën.
Në 68 prezenca me verdhekuqtë, Kluivert ka grumbulluar vetëm 3.892 minuta me kryeqytetasit me autoritet që arsyetojnë se kaq minuta nuk mjaftojnë për të siguruar lejen e punës së një futbollisti që kërkon të aktivizohet në Premier League, shkruan Supersport.
Ndaj, edhe pse lojtari ishte në pritje të vizitave mjekësore për të kaluarën në skuadrën e re, tashmë është i detyruar të dalë në stërvitje me Romën, ndoshta në pritje të një tjetër alternativë në orët e fundit të merkatos.